Rusi masakron me thikë një shqiptar

Një burrë u gjet i vdekur pak para orës 9 të mëngjesit të sotëm (7 nëntor) në afërsi të pallatit të sportit në Viarregio të Italisë.

Raportet paraprake konfirmuan se viktima ka gjetur vdekjen pas goditjeve me një thikë, duke i çarë arterien karotide.

Vrasësi menjëherë pas krimit u largua nga vendi i ngjarjes. Kalimtarë të rastit lajmëruan policinë dhe ambulancat, por kur ato mbërritën në vendngjarje, burri tashmë kish ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima është një pa strehë me origjinë nga Shqipëri. I është goditur disa herë. Policia ka identifikuar autorin e krimit, i cili dyshohet të jetë një person me kombësi ruse, i cili është shoqëruar në komisariat bashkë me disa dëshmitarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima dyshohet të jetë i moshës 40 vjeçare, por po punohet për identifikimin e plotë të tij. Përveç se në pjesën e gjoksit, viktima ka plagë thike në fytyrë dhe dëmtime të tjera në kokë.

Trupi u transportua në morgun e spitalit “Versilia”, ndërsa autopsia do të japë shkakun përfundimtar të vdekjes.

h-fghh-gfhimmagini-quotidianoimmagini-quotidiano-net

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?