Rusia dhe Turqia a sjellin Luftë Bërthamore dhe një botë të shkatërruar?
Dy figurat më të respektuara në historine hebreje parashikuan një luftë mes Turqisë dhe Rusisë, një luftë që do të sjellë Armagedonin, fundin e botës. Orakulli izraelit Elijah ben Shlomo Zalman paralajmëroi hebrenjtë që të përgatiteshin për “fundin e ditëve” kur Rusia të pushtonte Krimën. Parashimi i tij është bërë në shekullin e 18të, pak para vdekjes së tij në 1797. Profecia e tij u realizua kur Putin aneksoi me forcë rajonin ukrainas. Një tjetër parashikues mistik, i njohur si Vilna Gaon, ose “Shenjtori gjenial i Vilniusit” parashikoi se pas aneksimit të Krimesë Rusia do të luftojë me Turqinë, një mundësi që po vjen gjithmonë e në rritje. Një tjetër ‘profet’ i të njëjtës kohë, Tisroel ben Eliezer parashikoi se Rusia do të bënte aleancë me myslimanët para “betejës së madhe”. Fakt është që Rusia ka lidhur aleancë me myslimanët shiite të drejtuar nga Siria, gjithashtu edhe me ata iranianë. Rusia ka kërcënuar se mund të përdorë armët bërthamore kundër Turqisë.
Bota do të merrte fund me një të shtypur butoni. Ben Eliezer dha një profeci të ngjashme. Nuk dihet se sa mund të realizohen këto profeci, por faktet duket se po i vërtetojnë në pjesën më të madhe shkruan Daily Star.
Një luftë mes tyre do të sillte shtypje butonash armësh berthamore që do të shkatërronin njërëzimin. Dhe po filloi, butonat nuk ndalojnë, pasi e gjithë Bota është shndërruar tashmë në një buton të madh berthamor.
KOHA JONË SONDAZH

