Rusia edhe bombardon edhe akuzon: Perëndimi nuk respekton ligjin ndërkombëtar
Edhe pse po bombardon një shtet të lirë e të pavarur, Rusia përmes ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, ankohet se Perëndimi nuk respekton ligjin ndërkombëtar. Lavror tha edhe se vendi do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë.
”Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që ata e quajnë ”rend të bazuar në rregulla”. Ne patëm diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, me anëtarët e tjerë të NATO-s. Shpresojmë se ka ende një shans për t’iu rikthyer ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve ndërkombëtare”.
Po ashtu Lavrov thotë se Rusia “do të jetë gjithmonë e gatshme për një dialog që do të na kthejë përpara drejtësisë dhe parimeve të kartës së OKB-së”