”Rusia është shtet terrorist”, asambleja Parlamentare e NATO-s miraton rezolutën

Këtë të hënë, një rezolutë që njeh Rusinë si shtet terrorist u miratua nga të 30 anëtarët e aleancës së NATO-s, duke mbështetur plotësisht propozimet e delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare më 21 nëntor, siç raportoi kreu i delegacionit të përhershëm të Ukrainës, Yehor Cherniev.

Rezoluta gjithashtu bën thirrje për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare për agresionin rus në Ukrainë, tha Cherniev. Rezoluta do t’u dërgohet qeverive dhe parlamenteve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë më 14 nëntor që thotë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljet e ligjit ndërkombëtar gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe të paguajë dëmshpërblime të luftës.

94 vende votuan pro masës. 14 vende përfshirë Kinën dhe Iranin, votuan kundër, ndërsa rreth 73 vende abstenuan.

SHKARKO APP