Rusia ndalon importimin e perimeve Shqipëria

Këtë e konfirmoi kreu agjencisë ruse, Sergej Dankvert. “Shqipëria është përdorur si vend i rremë origjine për importimin e mallrave të Bashkimit Europian, përmes Bjellorusisë dhe Kazakistanit”, deklaroi Dankvert.

Sipas tij, vendimi u mor pas këshillimit dhe bashkëpunimit me palën shqiptare. Hetimi i përbashkët zbuloi se një firmë shqiptare lëshonte certifikata fitosanitare false, të cilat i printonte në një shtëpi botuese në Çeki. Përmes ryshfeteve, dokumentat kalonin pa problem në doganën Bjelloruse.

Mashtrimi u dallua kur Shqipëria nuk arriti të siguronte dokumentat e nevojshme për të justifikuar sasinë e madhe të perimeve të eksportuara me prodhimin real në vend. Kreu i agjencisë shtoi se pas Shqipërisë, radhën do ta ketë Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Zvicra, me të cilat do të ketë takime të veçanta.

Në gusht, Rusia ndaloi importimin e produkteve të mishit, peshkut, perimeve dhe bulmetrave nga vendet e Bashkimit Europian, Australia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Novegjia si kundërpërgjigje për sanksionet e vendosura nga to për shkak të rolit rus në krizën e Ukrainës.

SHKARKO APP