Ruzhdi Arishta qëlloi 200 plumba ndaj policisë, ishte gati të vriste edhe të motrën

 

Ruzhdi Arishta, 56 vjeç, ka bërë një rezistencë të pabesueshme ndaj forcave të RENEA-s dhe FNSH-së.

Ai ka mundur të mbajë i vetëm rreth 200 forca policie, i izoluar në banesën e tij në Obot të Ri.

Arisha u vra mëngjesin e djeshëm, 12 orë pasi kishte plagosur një fqinjin e tij dhe kishte vrarë komandantin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Simon Gjeta.

 

Ky i fundit fillimisht i bëri thirrje Arishtës të dorëzohej dhe më pas, i veshur me antiplumb, ka shpërthyer derën për të hyrë brenda.

Por, Arishta ka lëshuar një breshëri plumbash ndaj tij, 3 prej të cilëve e kanë zënë në qafë dhe kokë, duke i marrë jetën.

Pas kësaj, ai ka mundur t’i rezistojë policisë gjatë gjithë natës, duke derdhur ndaj tyre, sipas Panoramës, rreth 200 plumba.

Arishta qendronte i fshehur në aneksin e shtëpisë me katër dhoma dhe herë pas here qëllonte në drejtim të forcave të policisë.

Për t’u mbrojtur nga gazi lotësjellës që është hedhur nga ana e policisë, ai ka përdorur një batanije dhe peshqir të lagur.

Policia ka përdorur edhe të motrën e tij që banon në të njëjtën zonë, që ta bindte atë të dorëzohej.

Por, Arishta i është përgjigjur se nëse afrohej, do ta vriste edhe atë.

Por, gjithçka ka përfunduar rreth orës 07:00 të mëngjesit, kur dhe ka zbardhur dita.

Tre prej oficerëve të RENEA-s kanë hyrë brenda shtëpisë së Arishtës dhe e kanë vrarë atë, pas shkëmbimit të zjarrit./

SHKARKO APP