Ryanair zgjeron bazën në Tiranë, 20 linja të reja

Ryanair, linja ajrore me kosto të ulët në Shqipëri, njoftoi shtimin në bazën e Tiranës avionin e katërt B737-800 duke filluar nga prilli 2026. Një investim prej 400 milionë dollarësh do tu ofrojë kështu pasagjerëve mundësinë e 20 linjave të reja direket për sezonin veror 2026, si Alghero, Baden-Baden, Eindhoven, Genoa, Memmingen, Parma dhe Wroclaw, përveç 23 linjave ekzistuese. Duke rritur kështu fluksin e pasagjerëve me 4 milionë për këtë vit dhe krijimine 3 mijë vendeve të punës.

“Si linja e vetme ajrore me kosto te ulët në Shqipëri, Ryanair ka kënaqësinë të njoftojë avionin e 4-rt me bazë operative në Tiranë për S26, i cili do të zgjerojë pjesën e tregut të Ryanair në Shqipëri me 43 linja për Verën 2026, përfshirë 20 linja të reja drejt destinacioneve si Alghero, Baden-Baden, Eindhoven, Genoa, Memmingen, Parma dhe Wroclaë. Ky investim rekord prej 400 milionë dollarë dhe rritja rekord e trafikut prej 50% në 4 milionë pasagjerë për Tiranën, është rezultat i drejtpërdrejtë i politikës proaktive të Shqipërisë për heqjen e taksave të udhëtimit dhe i kostove më të ulëta të aeroportit, të mundësuara nga skemat e suksesshme stimuluese të rritjes”, tha CEO i Ryanair.

Për të festuar avionin e 4-rt dhe 20 linjat e reja nga/drejt Tiranës për verën e 2026, Ryanair ka nisur një ofertë 3-ditore me 100,000 bileta në shitje duke filluar nga 29.99 €, të disponoheshe për rezervim nga sot përmes aplikacionit Ryanair. Ky investim miliona dollarë i Ryanair në Tiranë është rezultat i drejtpërdrejtë i politikës proaktive të qeverisë shqiptare për heqjen e taksave të aviacionit dhe i rritjes së suksesshme të Aeroportit të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjerimi i bazës së Ryanair në Tiranë është një dëshmi e fortë e partneritetit tonë dhe e ambicies sonë të përbashkët për rritje të qëndrueshme. Duke kombinuar rrjetin dhe eksperiencën e Ryanair me kapacitetet në rritje të shpejtë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të nxitura nga investimet strategjike të Grupit Kastrati në infrastrukturë, teknologji dhe ekselencë operacionale, ne po krijojmë mundësi të reja për turizmin, biznesin dhe zhvillimin ekonomik në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin”, tha shefi i operacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?