Sa deputetë të sigurtë do të marr PL te lista e PD?

Nga Daniel Muçaku-

Ndërkohë që PS është më e organizuar për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, partitë e opozitës akoma nuk janë mbledhur nga PD që të dijnë se si do të shkojnë në zgjedhje.

Lideri demokrat flet për koalicion, por deri tani asgjë konkrete. Përkundrazi nga gjiri i PD-së janë renditur një varg partishë në një koalicion kundër PD dhe PS, por që në thelb do të marrin vota nga demokratët dhe të pakënaqurit me qeverinë.

Sot u dha një shkëndijë koalicioni, por PD-ja duket në ajër siç është lideri i tyre në katin e 9-të.  Ilir Meta u takua me Flamur Nokën, sekretarin e Përgjithshëm të PD. Pas takimit ai tha: “Jam takuar me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i protestave dhe koordinimi më i mirë i veprimit opozitar, për të forcuar bashkëpunimit në drejtim të zgjedhjeve 2025. Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, apelojmë për rritjen e mobilizimit opozitar për të mbrojtur votën nga ky regjim. Partia e Lirisë ka nisur mobilizimin e saj në Tiranë dhe në rrethe, në mënyrë që të arrijmë një rezultat spektakolar në zgjedhje. E rëndësishme është fryma e aksionit opozitar ndaj narko-shtetit”.

Por vetëm kaq. Nuk kishte shumë entuziazëm në PL. Partitë e tjera rrijnë me vesh ngritur se kur do ti thërrasë Flamur Noka, gjë që krijon pasiguri te ata. Ndonjë ka filluar të shikojë edhe nga PS, si PAA e Agron Dukës.

Në të vertetë partia kryesore opozitare, pas PD, mbetet ajo e Ilir Metës, pra PL. Ajo ka struktura dhe njerëz pranueshëm sa për ti hequr PD-së te paktën 12 deputetë në të gjitha qarqet e vendit.

E themi për ti hequr sepse jo se do të punojë kundër PD, por votat e PL mund të mos krijojnë numër deputetësh, por në thelb janë aqsa t’i heqin deputetë në çdo qark PD-së.

Nga burime jo zyrtare në selinë blu e shikojnë PL si parti në rënie dhe mendojnë se nuk merr me shumë se dy deputetë. Kjo e zhbën besimin mes PD dhe PL, sepse selia Blu e di se nuk vjen dot në pushtet, por synon të fusë deputetë sa më besnik të Sali Berishës. Edhe në vitin 2021 në zgjedhjet parlamentare LSI (sot PL) humbi afro pesë deputetë të sigurtë vetëm se nuk ishin në një listë me PD.

Me sa duket vetëm Ilir Meta dhe Tedi Blushi apo e shumta dhe një femër mund të jenë të lista e PD, ndonëse Meta e fiton një mandat i vetëm në Tiranë.

Ndërsa Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule po luftojnë vetëm për veten e tyre që të jenë në listën e sigurtë.

SHKARKO APP