Sa e ke rrogën? Rama: Se s’jam mirë me këmbën e majtë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në një aktivitet për shpalosjen e misionit për punësimin dhe futjen në skemën e Ndihmës Ekonomike të njerëzve që sipas tij kanë vërtetë nevojë. Në aktivitetin ku mori pjesë Rama prezantoi disa të rinj të cilët sipas kreut të qeverisë ishin për t’u marrë shembull. Por, kryeministri nuk ngurroi t’i vinte në siklet të rinjtë duke i pyetur për rrogën.
Biseda
Rama: Kur ke filluar punë këtu?
Vajza: Para disa muajsh.
Rama: Çfarë roli ke?
Vajza: Planifikuese.
Rama: Sa e ke rrogën?
Vajza: Nuk mund ta them këtu.
Rama: Po si mos e tregosh, rrogat janë të deklaruara (duke qeshur).
Vajza: 700 mijë.
Rama: Aaa prandaj nuk e thotë se e paska 700 mijë. Po ti djali tjetër sa e ke rrogën
Djali: Unë 540.
Rama: Mirë, s’qenke keq.
Rama: Ejani edhe ju atje në cep, pse ikni, jepi urdhër të vijnë, hajdeni pak
Afrohet një tjetër punonjëse: E nisëm nga zero, jam punësuar që ditën e parë para 5 vitesh.
Rama: Rrini aty ku jeni, më jepni solidaritet se nuk e kam mirë me këmbën e majtë.
KOHA JONË SONDAZH

