Sa euro ka kushtuar që të futesh kandidat i sigurtë për deputet në listën e PD-së?

Pas konfliktit mes Berishës dhe Bashës kanë filluar të zbardhen edhe hamendjet se disa kandidatë për deputetë në listat e PD-së  u futën në listat e sigurta, pra duke paguar shumë të mëdha në euro.

Ndërkohë nga zyrat e PD së Bashës këto akuza hidhen poshtë, duke mohuar se çfarë shkruhet në rrjetet sociale se shuma ka arritur deri në 300 mijë euro për listë të sigurtë.

Nga burime pranë Komisionit për Rithemelimin e PD-së thuhet se do të zbardhin emrat që kanë paguar duke mos patur kontribute në PD, ndërkohë shumë të tjerë të cilët ishin demokratë me vlera nuk u kandiduan pavarësisht se e meritonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtat burime thonë se do të japin një videoregjistrim të një deputeti pranë Bashës i cili ka treguar në një moment pije se sa ka paguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë derisa video të transmetohet nuk mund të ngrihen akuza të tilla!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?