“Sa kohë mund të qëndroj në SHBA?”, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA.

Sipas njoftimit: “Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes suaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit vendos datën “prano deri më…” në momentin e mbërritjes, jo nga data e skandencës së vizës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?