Sa lekë shkojnë për bashkitë? – Si ka ndryshuar financimi në 9 vite

Financimi për bashkitë në formën e transfertës së pa kushtëzuar është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Kështu nga vitit 2011 ku financimi ka qenë në rreth 11.2 miliardë lekë, e deri në vitin 2019 ku është parashikuar një fond prej 17.5 miliardë lekësh,  mbështetja për pushtetin vendor ka qenë në rritje progresive. Por në këtë pikë duhet theksuar se përpara miratimit të ndarjes së re territoriale,  nga viti 2011-2013, bashkitë përpos fondeve më të ulëta, kanë përfituar më pak edhe për shkak se kanë qenë më të shumta në numër.

Kështu  në 2011 pushteti vendor ka përfituar 11.2 miliardë lekë fonde, në 2012, 11.6 miliardë lekë, në 2013 12.2 miliardë, vitet 2014-2015 kanë pasur financim të njëjtë me 12.3 miliardë lekë, në 2016 ka pasur një rritje të lehtë duke financuar 13 miliardë lekë dhe më pas tre vitet e fundit rritja ka qenë më e lartë, në 15.5 miliardë në 2017, 16.6 miliardë në 2018 dhe 1 miliardë më shumë për vitin e ardhshëm.  Në total jepen 5.2 miliardë lekë më shumë se 2011.

Me formulën e re, për pushtetin vendor shkon 1 për qind e PBB-së. Me buxhetit vendor  2019 parashikohet të konsolidohet decentralizmi i plotë pranë bashkive i funksioneve të transferuara në vitin 2016 me ligjin e vetëqeverisjes vendore. Përpos transfertës së përgjithshme, parashikohet edhe transferta sektoriale që për vitin 2019 është 7.4 miliardë lekë duke bërë që financimi në total për 61 bashki të jetë 24.9 mld lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Transferta e pakushtëzuar e përgjithshme

Swiss Digital Mobile Reklama

Viti 2011      11.2 mld lekë

Viti 2012      11.6 mld lekë

Viti 2013      12.2 mld lekë

Viti 2014      12.3 mld lekë

Viti 2015       12.3 mld lekë

Viti 2016       13.0 mld lekë

Viti 2017       15.5 mld lekë

Viti 2018       16.6 mld lekë

Viti 2019        17.5 mld lekë

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?