Sa më shumë gra të punësohen, edhe burrat…

Nga Majlinda Bregu

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nivelin më të ulët të pjesmarrjes së grave në tregun e punës, brenda Kontinentit Europian. 45% ose 7 pikë përqindje më pak se BE. (FMN). Pjesmarrja është më e ulët na Kosovë e Bosnje Hercegovinë, ndërkohë që në të gjithë rajonin gratë zënë 60% të forcës së punës joaktive. Arsyet janë të shumëngjyrshme. Rezultatet jaë të ngjashme. Sa më pak gra të punësuara, sa më pak gra në pozicione drejtuese, aq më shumë pabarazi dhe ekonomi më të varfra. Një e dhënë interesante vjen nga një studim i Institutit Shqiptar të Shkencave.

***Në QKB Qendra Kombëtare e Biznesit, janë të regjistruara 220 shoqëri publike nga të
cilat njëqind e trembëdhjetë 113, ose 51% zotërohen nga Bashkitë. Nga këto 113 shoqëri aksionare vetëm 6 kanë një administrator të gjinisë femërore. Pra, raporti gjinor i administratorëve të shoqërive publike që zotërohen nga bashkitë është 5.3% administrator femra dhe 94.7% administrator meshkuj.

Swiss Digital Desktop Reklama

***Ballkani Perëndimor është sot në krahasim me Europën, më i varfër sec ishte në 1991. Nëse arsyet për këtë situatë janë të shumëngjyrshme,përpjekjet për ndryshim nuk mund të jenë bardh e zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga edukimi, trajnimi,orientimi dhe mbështetja e grave dhe sidomos vajzave të reja për të përshtatur aftësimin e tyre profesional me nevojat e tregut. Teknologji, IT, koncepte marketingu. Politika ambicioze që të mundësojnë përnirësimin e cilësisë së shërbime për fëmijët( kopshte, cerdhe); Masa për të detyruar edhe më kokëfortët tradicionalë se e drejta e pronës,tokës njohja e saj, janë jo vetëm e drejtë, por edhe detyrime të cilat vendet e BP duhet t’ i marrin seriozisht si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE; Mbeshtetja e grave që duan të nisin një biznes më kredi afatgjata; Politika mbeshtëse për biznesin që mundëson punësimin e grave dhe jo vetëm në profesione shërbimi; modele te suksesit për të mbyllur hendekun gjinor, por të kombinuara me përpjekje për të ndryshuar mentalitetin për përfshirjen e grave në tregun e punës dhe fuqizimin ekonomik të tyre duke mbështetur inisiativa kombëtare që mund të bëhen model për tu zbatuar edhe në vende të tjera të rajonit e plot ide të cilat do të duhet t’i ndjek me prioritet në të ardhmen.

E fundit. Dhe kjo për këdo mëndon se fuqizimi i grave është “punë grash”.

Sa më shumë gra të punësohen, të fuqizohen ekonomikisht, aq më pak dhunë do të ketë.
Sa më shumë gra të punësohen, të fuqizohen ekonomikisht, edhe në nivel bashkish e komunash aq më i qëndrueshëm do të jetë zhvillimi i një vendi dhe rajonit.

Ekonomia do të ishte më e fortë, të ardhurat vjetore ( PBB do të jetë 20% më e lartë sipas
Bankes Boterore) dhe burrat do të paguheshin më shumë!

Ne Takimin me Partneret rajonale dhe Banken Boterore ne Vjene mbi fuqizimin e ekonomive përmes fuqizimit të grave!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?