Sa përqind e popullatës do jetë imune? Imunologu: Deri në fund të vitit…
Imunologu Genc Sulçebe, ka folur në lidhje me ecurinë që do të ketë virusi vdekjeprurës në Shqipëri dhe ai jep një lajm të mirë. Sipas tij, deri në fund të vitit, afro 50% e popullatës do të jetë imune ndaj Covid-19.
“Ne duhet të bashkëjetojmë me virusin. Gjatë verës ne duhet të bëjmë aktivitet normal, por duhet të ruajmë ato kushtet e distancimit ekonomik. Deri në fund të këtij viti, edhe në Shqipëri, gati 50% e popullsisë mund të krijojnë imunitet nga virusi”.
Nga ana tjetër, ai thotë se për popullatën shqiptare u vërtetua se kushtet këtu përballojnë edhe këtë virus në kushte optimale. “Skenari italian ishte i frikshëm, por ka lidhje me gjeografinë e Lombardisë. Edhe në Italinë e jugut situata është ndryshe, madje edhe në Veneto ecuria ka qenë pozitive. Në rastin tonë, masat u morën në kohën e duhur, duke penguar shpërndarjen e shpejtë të të sëmurëve. Virusi po qarkullon, por popullata po edukohet me të”.