Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sa shqiptarë ka në Britaninë e Madhe? Ambasadori Ferizi zbërthen të pavërtetat e Farage

Aktualitet E mërkurë, 2 Korrik 2025 21:49
Sa shqiptarë ka në Britaninë e Madhe? Ambasadori Ferizi zbërthen të pavërtetat e Farage
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një shkrim i gazetës Daily Telegraph më 4 tetor 2024 me titull ”1 në 50 shqiptarë është në burg”, po përdoret si kalë beteje nga Nigel Farage. Ai ka marrë një përgjigje të fortë kundërshtuese nga kryeministri Edi Rama në debatin e ditëve të fundit mes tij dhe babait të Brexit. Uran Ferizi ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar përmes një sërë të dhënash zyrtare te qeverisë angleze sjell një të tjera argumente të cilat tregojnë se numri shqiptarëve në shtetin ishull është shumë herë më i madh nga çka servir Nigel Farage bazuar në artikullin e Daily Telegraph. ”Kjo shifër është mashtruese dhe statistikisht e gabuar. Ajo krahason dy grupe të dhënash themelisht të ndryshme. Një që përllogarit një segment shumë specifik të popullsisë shqiptare sipas regjistrimit të vitit 2021 nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), dhe një tjetër që përfaqëson popullsinë e burgjeve sipas Ministrisë së Drejtësisë të Mbretërisë -së Bashkuar në vitin 2024.

Në mënyrë specifike, përveç viteve të ndryshme që mbulojnë këto të dhëna, përkufizimet e “shtetësisë” ndryshojnë midis dy grupeve. Të dyja përjashtojnë shqiptarët e natyralizuar në Mbretërisë e Bashkuar dhe fëmijët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar me origjinë shqiptare që kanë pasaporta jo-shqiptare. Është e paqartë si trajtohen mbajtësit e dyfishtë të pasaportës (përshembull, Greqi dhe Shqipëri). Për më tepër, Ministria e Drejtësisë nuk jep ndarje sipas llojit të krimeve, duke e bërë të paqartë se sa nga këto burgosje lidhen me shkelje të emigracionit”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Krahasime të tilla statistikore të papërpunuara thotë më tej numri një i diplomacisë shqiptare në Londër, janë në thelb mashtruese, sidomos kur krahason një komunitet emigrantësh shumë specifik me popullsinë e gjerë të MB-së, e cila ndryshon dukshëm për nga mosha, gjinia dhe përbërja socio-ekonomike. Ambasadori Ferizi tregon se përse të dhënat e Daily Telegrapoh janë të gabuara.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Vlerësimi i popullsisë i përdorur nga The Telegraph përjashton shqiptarët e natyralizuar, mbajtësit e pasaportave të dyfishta (përfshirë dhjetëra mijëra nga Greqia dhe Italia, siç tregojnë të dhënat konsullore), si dhe fëmijët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar me origjinë shqiptare. Popullsia e raportuar e burgjeve nuk jep përkufizime të qarta mbi shtetësinë dhe nuk kontrollon faktorë kyç demografikë si mosha, gjinia ose statusi socio-ekonomik”, deklaron ai.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Para 50 minutash
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore
Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Para 3 orësh

Një përmbledhje e Parlamentit të MB-së në vitin 2023 sugjeroi se popullsia shqiptare në MB mund të ishte 140,000, megjithëse nuk u dha ndonjë provë mbështetëse thotë Ambasadori Uran Ferizi. “Të dhënat krahasuese nga konsullatat për komunitetet polake (1.2 milion), lituaneze (300,000) dhe rumune (1.4 milion) sugjerojnë se popullsia me origjinë shqiptare mund të jetë midis 350,000 dhe 500,000. Një kërkesë për informacion zbuloi se 17,271 nxënës në shkollat fillore në Angli kanë regjistruar gjuhën shqipe si gjuhë të parë. Modelimi krahasues me komunitete të tjera sugjeron një popullsi me origjinë shqiptare prej 200,000–250,000. Analiza e përdorimit të gjuhës shqipe në Facebook dhe Instagram, në krahasim me komunitete të tjera të Evropës Lindore, e vlerëson popullsinë shqiptare midis 170,000 dhe 330,000. Duke marrë parasysh besueshmërinë relative të të dhënave mbi lindjet, një vlerësim konservator dhe i arsyeshëm e vendos komunitetin shqiptar në MB në rreth 300,000”, u shpreh ai për Top Channel.

Për raportin numër shqiptarësh në Britaninë e Madhe me numrin e shtetasve shqiptarë në burgjet angleze ambasadori Ferizi mbërrin këtë përfundim. “Në popullsinë e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar , meshkujt e moshës 18–35 përbëjnë rreth 15% të popullsisë. Në komunitetin shqiptar, kjo përqindje mund të jetë dyfish, ose më e lartë. Duke rregulluar këtë çekuilibër demografik, dhe me vlerësimin e ri të popullsisë, shkalla e burgosjes bie nga “1 në 50” në rreth “1 në 500′, tha ai. Sipas ambasadorit tonë në Londër, statistika të tilla mashtruese rrezikojnë të ushqejnë steriotipe të dëmshme, të dëmtojnë marrëdhëniet mes komuniteteve dhe të errësojnë kontributet pozitive të shumicës dërrmuese të shqiptarëve që jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar. /TCH/

Etiketat e lidhura

Ambasadori FeriziNigel Farage
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 50 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 20 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 10 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.