Sa ushqime e pije importoi këtë vit Shqipëria nga Italia, Greqia, Turqia dhe Kina! Shifrat

Italia mbetet në vend të parë në listën e vendeve nga ku Shqipëria importon ushqime, pije e duhan, e ndjekur nga Greqia e Turqia. Referuar të dhënave të INSTAT për tregtinë e jashtme, këtë vit Shqipëria ka importuar rreth 4.4 miliard lekë nga ky grup mallrash. Niveli i importit ka mbetur i pandryshuar nga viti i kaluar.

Greqia është në vend të dytë sa i përket vendeve nga ku importohen mallra të këtij grupi. Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se Shqipëria ka importuar nga Greqia këtë vit ushqime, pije e duhan në vlerën e 3.5 miliardë lekëve, duke shënuar një ulje të vogël në krahasim me një vit më parë.

Edhe Turqia mbetet një vend nga ku Shqipëria importon në mënyrë të konsiderueshme ushqime, pije e duhan. Gjatë këtij viti, Shqipëria ka importuar nga Turqia rreth 1.3 miliardë lekë, duke  njohur një rritje të lehtë në krahasim me një vit më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket importit të ushqimeve, pijeve e duhanit nga Kina, rezulton se Shqipëria ka marrë këtë vit 231 milion lekë duke njohur thuajse një dyfishim të shifrës krahasuar më një vit më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?