Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë. Të akuzuarit e SPAK për një nga ngjarjet e bujshme kriminale në vend, vrasjen e Fatbardh Licit, i kanë bërë rekurs vendimeve që i kanë lënë në paraburgim përmes avokatit të tyre, Sokol Tahiraj.

Vendimi i tyre vjen pasi Apeli i GJKKO-së i la në burg. Ngjarja  ka ndodhur vite më parë në Shkodër dhe është konsideruar si një nga krimet me sfond të fortë hakmarrjeje dhe përplasje mes grupeve kriminale.

Të pandehurit kërkojnë rrëzimin e vendimit të Apelit, duke pretenduar për shkelje procedurale dhe mungesë provash të mjaftueshme në procesin ndaj tyre. Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën e tyre në seancat e ardhshme dhe të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?