Safet Bajri mbetet në burg

Gjykata e Posaçme konfirmon masën “arrest në burg” për Safet Bajrin, Behar Brajoviç dhe Astmer Bilali. Ata akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018. Safet Bajri u arrestua pak ditë më parë pranë banesës së tij në Dobraç të Shkodrës dhe u soll në kryeqytet.

Seanca për Bajrin dhe dy të tjerët u ndërpre fillimisht për arsye procedurale. Gjyqtarja Irena Gjoka do të verifikonte, si gjyqtare e gatshme, masën e dhënë në mungesë nga gjyqtarja Etleva Deda, për shkak se kjo e fundit ndodhej jashtë vendit. Por, mëngjesin e sotëm gjyqtarja Deda është paraqitur në punë dhe tashmë do të konsumohet procedura e rikalimit të akteve të dosjes në duart e saj.

Sipas SPAK, motivi i vrasjes dyshohet ndër të tjera të jetë hakmarrja për vrasjen e Boran Bërçanës, i vrarë më 15 korrik 2018 bashkë me partneren e tij, Silvi Ndoci, pra një muaj para se të vritej Fatbardh Lici. Nga hetimi ka rezultuar se Behar Bajri i faturonte Ibrahim Liçit vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Bërçana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?