Safet Gjici bën bilancin 5 mujor: Trashëguam 4.7 mln euro borxhe, këto janë investimet madhore të vitit 2020

Kryetari Bashkisë Kukës Safet Gjici në konferencën për shtyp me gazetarët ka bërë bilanicin 5 mujor të punës së Bashkisë Kukës, që nga koha e drejtimit nga ana e tij.

Gjici është shprehur se në këtë 5 mujor Bashkia Kukës ka bërë menaxhimin e vetvetes pasi nga paraardhësi i tij ka trashëguar 4.7 milionë euro borxhe bashkë me ujësjellësin. Ndërsa sa i përket vitit 2020, kryebashkiaku Gjici bëri të ditur realizimin e disa projekteve pavarësisht situatës së vështirë të krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Gjicit, projektet do fokusohen në infrastrukturë,ku si projekte të medha ai përmendi, ujësjellësin, rrugën e Bjeshkëve dhe ndërtimin e dy pallatave sociale të qytetit të Kukësit, si dhe rikualifikimin urban të tre lagjeve të qytetit të Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu sipas Gjicit, së shpejti pritet të bëhet një investim madhor në fushën e turizmit bashkë ku me biznesin do të ndërtohet sipas tij pista e skive në Shishtavec.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai deklaroi se këto projekte do të përmbyllen brenda vitit 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?