Safet Gjici del nga burgu dhe dërgohet në spital

Safet Gjici ka dalë nga qelia dhe ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Sipas TCH, nuk dihet ende arsyeja pse Gjici ndodhet në spital. Ish-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me 3 vite burg për aferën seksuale në zyrën e bashkisë me Alma, për të cilën ra në pranga më 24 qershor, 2023, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Safet Gjicit i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

SHKARKO APP