Safet Gjici drejt largimit nga President i Kukësit

Ajo qe ndodhi mbreme ne ndeshjen Kukesi- Legia e Varshaves ishte dramatike. Presidenti Safet Gjici i Kukësit ka qenë njeriu, i cili i ka përjetuar psikologjikisht më shumë ngjarjet e mbrëmshme në stadiumin “Qemal Stafa”. “Fatura” e ndërprerjes së ndeshjes Kukësi-Legia (1-2) në minutën e 52-të, një rast i pa precedentë në futbollin shqiptar, lidhen me emrin e skuadrës që ai drejton dhe ka investuar shuma të mëdha financiare prej 4 vitesh, por edhe me emrin e tij personal si biznesmen, por edhe si ish-Prefekt i qarkut të Kukësit.

Edhe pse i indinjuar për mënyrën se si gjyqtari zviceran e përfundoi takimin pas atij incidenti ndaj sllovakut Duda, ai do të distancohej nga dhuna, por do të ndihej më tepër se kurrë i zhgënjyer edhe nga veprimet e tifozerisë kuksiane.

“Do ta rishoh pozicion tim te Kukësi. Do të mendohem gjatë këtyre ditëve dhe do të vendos. Eshtë një situatë që nuk i shkon aspak përshtat Kukësit dhe synimeve që ka ky klub. Kemi bërë gjithçka për këtë skuadër e për këtë tifozeri dhe nuk e meritonim kurrsesi që të ndodhte kështu”, do të shprehej presidenti Gjici për median pas ndeshjes së mbrëmshme.

Nuk është hera e parë që presidenti Gjici shprehet i pakënaqur nga sjellja e tifozerisë së Kukësit. Burime të sigurta të tregojnë se skuadra dhe klubi kuksian gjatë këtyre tri viteve pjesëmarrje në kupat e Europës, nuk ka përfituar thuajse asnjë nga ana financiare, pasi është detyruar të paguajë gjobat e marra UEFA për sjelljet e tifozerisë kuksiane në kundërshtim me rregulloret dhe etikën e futbollit ndërkombëtar.

Gjithsesi, në ditët në vijim do të mësojmë edhe qëndrimin e presidentit Safet Gjici, i cili kësaj here është përballë një rast krejt i veçantë.

Duhet theksuar se ai ka investuar miliona euro per ekipin e Kukesit dhe ia prishin investimin nje grup rrugaçesh ne stadium.

SHKARKO APP