Safet Gjici në gjyq: Mora dënimin për gabimin që bëra! Rash në kurth, por s’kam shkelur ligjin

Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici doli këtë të hënë në gjyq, ku tha se ka rënë në kurth. Para trupës gjykuese, ai shtoi se u ndëshkua për gabimin që ka bërë dhe mori dënimin. Sa i takon tenderit për qentë, Gjici thotë se nuk e ka shkelur ligjin.

“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore jam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka thënë Gjici.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi që të lërë në masën e sigurisë ”arrest me burg” Safet Gjicin, dhe në ”arrest shtëpie” Alma Kaçin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjici dhe Kaçi akuzohen për korrupsion për një tender për qentë e rrugëve. Ndaj Safet Gjicit rëndon akuza për veprën penale ”Korrupsioni pasiv”, ndërsa për Almën ”Korrupsioni aktiv”. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie intime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokatja e 40-vjeçares tha për mediat se nuk duhet të ketë masë sigurie për Almën, pasi ajo ka një fëmijë të mitur 12-vjeç dhe nënën e sëmurë, dhe është e vetmja që sjell të ardhura në familje. ”Përfundimisht i kërkova gjykatës që klientja ime të jetë pa masë ose në ndryshim nga arresti shtëpie të jetë me detyrim paraqitjeje. Sepse ka një fëmije të vogël 12-vjeç si dhe ka të nënën sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura në familje”,-tha avokatja.

40-vjeçarja e kishte vendosur mekanizmin përgjues brenda gotës prej kartoni me pije freskuese. Gjici ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar Almës që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari, por ajo kishte arritur që të vendosë kamerën brenda gotës dhe filmoi të gjithë aktin seksual.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?