Safet Gjici transferohet në paraburgimin e Durrësit. Atje është Dako, Koka dhe Bllako

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici do të transferohet në paraburgimin e Durrësit. Këtë të hënë ai doli në gjykatë për të dëshmuar rreth videoskandalit që u shfaq për të.

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Gjicin dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike. Ish-kryebashkiaku do të vazhdojë në ”arrest me burg”, ndërsa Alma Kaçi në ”arrest shtëpie”.

Në paraburgimin e Durrësit vuan dënimin edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-ministri Lefter Koka si dhe ish-deputeti Alqio Bllako.

SHKARKO APP