Saimir Tahiri: E kam bërë detyrën time më mirë se ata që ishin dhe ata që janë. Nuk kam ikur ndonjëherë nga politika

Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë vendimin për ish-ministrin Saimir Tahirin më 24 qershor. Pas seancës së ditës së sotme, Saimir Tahiri deklaroi për mediat se do të respektojë vendimin që do të jap gjykata për atë edhe mund të mos jetë dakord.

Tahiri tha se çdo gjë që ka bërë në detyrën e tij është sipas ligjit dhe Kushtetutës. Lidhur me akuzat për shpërdorim detyrë Saimir Tahiri deklaroi se “unë e kam bërë punën time më mirë se ata që ishin dhe ata që janë”. Procesi ndaj ish-ministrit të Brendshëm nisi dy vite më parë kur kushërinjtë e tij u ndaluan në Itali për trafik droge.

I pyetur nëse do të rikthehet në politikë pas vendimit të gjykatës, ish-ministri u shpreh se “nuk kam ikur ndonjëherë nga politika”.

Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse beson se do të marrë pafajësi, Tahiri heshti për pak çaste, ndërsa tha se ishte i vetmi që dha mandatin e tij për t’u hetuar. “Se besoj se vlen të zgjatem. Ne folëm dhe kjo ishte e fundit. Tani do flas gjykata. Ajo që dini i keni parë dhe nuk ja vlen as të zgjatem. Kursejani dhe njerëzve gjithë këtë histori komike të gjyqit tim se është bërë qesharak për çdo nivel. Se s’ka as terezi që të dëgjoi këto gjëra. S’ka ndryshuar asgjë. Ata të njëjtat gjera ne të njëjtën gjë. Unë nuk folur shumë gjatë gjithë kohës që kam qenë i akuzuar për të respektuar drejtësinë. E kam bërë dhe në respektim të asaj që e konceptoj. Jam i vetmi që kam dhënë mandatin tim si deputet dhe të vija këtu siç kanë bërë të tjerët para meje”,- tha Tahiri.

Ish-ministri Tahiri u shpreh se: “Çmimi i jetës time nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u lexuan konkluzionet e Prokurorisë. Ish-ministri, Saimir Tahiri u paraqit në gjykatë së bashku me avokati i tij Maks Haxhia, ndërkohë në sallë ishte edhe Jaeld Çela ish-drejtori i policisë së Vlorës i cili u vetëdorëzua pas një periudhe të gjatë që ishte në kërkim.

Ish-ministri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës kërkojnë pafajësi. Tahiri ka paraqitur me avokatin e tij tabelat me provat dhe faktet që i ka paraqitur dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë. 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për Saimir Tahirin dënimi u konvertua ne 3.5 vite ne shërbim prove ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg.

SHKARKO APP