Saimir Tahiri: Ja pse Berisha më thotë “Saje qorri”

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli edhe për nofkën “Saje qorri” që ia përmend shpesh ish-kryeministri Berisha. Gazetari Çani e pyeti se si ndihet kur Berisha e thërret në parlament me këtë nofkë.

“Si ndihem, është e justifikueshme për një njeri të atillë. Ai i ka fiksim sytë e njerëzve. Se dhe djalin e ka “sypeshkaqen”. Doktorit i falen derisa u tregon njerzëve se si mund të degradosh si njeri. Sytë i ka fiksim ai. Djali i tij u bë personazh në Hollivud në rastin e Gerdecit ku një personazh nga Shqipëria thirrej “Sypeshkaqeni”,- tha Tahiri.

SHKARKO APP