Saimir Tahiri: Kush dhunon qentë, të dënohet me 3 vite burg

Kohëve të fundit, pjesë e rrjeteve sociale janë bërë virale video të cilat paraqesin një anë aspak humane, dhuna ndaj kafshëve. Kafshë që dhunohen, qen që përdoren për luftimeve mes llojit, e të tjera situata, kanë pushtuar dhe portalet. Ky shqetësim është prekur edhe nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka propozuar zgjidhje për fenomene të tilla. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Ministri Tahiri, ka propozuar nisma ligjore, që dënojnë dhunimin e kafshëve. “Deri më sot, nuk ka pasur asnjë dispozitë që dënon keqtrajtuesit e kafshëve. Duhet patjetër”,-ka pohuar Tahiri.

Ministri i Brendshëm mori shkas pas denoncimeve nga qytetarët të rasteve kur persona të ndryshëm në Tiranë organizojnë gara luftimi mes qenve, kundrejt basteve me para. “Dhuna ndaj kafsheve, duhet të mbarojë! Braktisja, keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forcës, luftimet ndërmjet kafsheve, publikimi i foto e video, eksperimentet e paligjshme me kafshë, do propozoj të jenë vepra penale të dënueshme”,- është shprehur Ministri.

Ministri ka një përgjigje edhe për ata qe sipas tij nuk i duan kafshët dhe qëndrojnë indiferent ndaj dhunimit te tyre, Tahiri shkruan se: “Unë mendoj të kundërtën.Asnjë problem tjetër, sado i madh, nuk mund të jetë kurrë justifikim aq sa të jemi indiferent ndaj dhunimit të kafshëve në vendin tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nismat ligjore

Swiss Digital Mobile Reklama

Neni 1
“Keqtrajtimi i kafshëve”
1. Braktisja e kafshëve përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.
2. Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj.
3. Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë.

Neni 2
Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve
1. Shfaqjet dhe konkurset e jashtëligjshme ku marrin pjesë kafshë, dënohen me gjobë nga 20.000 deri në 50.000 lekë
2. Prodhimi, shpërndarja, shitja e botimi i imazheve të luftimeve ndërmjet kafshëve, me çdo mjet ose formë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 200.000 lekë ose me burgim deri në 1 vjet.
3. Organizimi i luftimeve dhe veprimtarive të dhunshme me kafshët, dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.
4. Luftimi mes kafshëve që organizohet për qëllime përfitimi financiar dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lek
5. Nëse nga aktet e përcaktuara në pikën 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Neni 3
Kryerja e eksperimenteve me kafshë
1. Kryerja e eksperimenteve të jashtëligjshme me kafshët dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë

Neni 4
“Përdorimi për qëllime përfitimi të lëkurës së kafshës”
1. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë.
2. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës, pendëve apo pjesëve të tjera të trupit të kafshëve të shpallura specie të rrezikuara dënohet me burgim deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?