Saimir Tahiri sfidon Berishën: Doktor hap… (VIDEO)

Të enjten në kuvend, pasi ish-kryeministri Sali Berisha e nxori live në facebook, sot ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në studion ”Zonë e Lirë”, ”e sfidoi” Berishën me një video live në facebook.

”Unë në fillim mendova se ai po filmonte veten e tij dhe jo mua. Pastaj e kuptova që e kishte me mua, sepse çfarë kuptimi ka që të jesh me dikë dhe ta filmosh. Doktor të bën mirë të hapësh një studio dhe të bësh dasma dhe synetlliqe. (ndërhyn Çani: “Shumë e rëndë. Nuk besoj se e bën doktori këtë”. Mirë pra le të bëjë dasma dhe ditëlindje”,-tha Tahiri.

Të enjten, Berisha përmes një video live në facebook, ju drejtua Tahirit me fjalët se po festoni rekomandimin e çeljes së negociatave me narko-trafikantët. “Nxirreni jashtë, se po kremtoni raportin me njeriun kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Ramën, nxirreni jashtë. Mos festoni me të mo zotëri. Atëherë ftoni dhe Habilajt dhe Balilin, të vijnë këtu”,-tha Berisha.

R.SH

SHKARKO APP