Saimiri u varros pa zemër, pala shqiptare ”i kërkon llogari” Spanjës

Pas një lufte prej 2 vitesh nga motra e Saimir Sula, i riu që humbi jetën në një spital të Spanjës dhe trupi i pajetë në Shqipëri erdhi pa zemër, më në fund drejtësia në vend ka folur.

Përfaqësues nga Prokuroria e Tiranës kanë zhvilluar së fundmi një takim në Barcelonë me homologët e tyre spanjollë. Në këtë takim të zhvilluar u kërkua një informacion më i detajuar sa i përket ecurisë së ekzekutimit letër-porosisë së dytë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dërguar në Prill 2022. Në lidhje me këtë, pala spanjolle informoi Prokuroren Salavaci, se e kanë shqyrtuar dhe informacioni e kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të përcillet pranë autoriteteve shqiptare, pasi është në përfundim.

Pala spanjolle sqaroi se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.

Ajo që e komplikon ngjarjen, është se shumë muaj pas vdekjes së Saimirit, u tha se u gjend zemra, por që sipas së motrës së tij, nuk i përket viktimës. Në kushte kur ekzekutimi i letër-porosisë është në proces, kryerja e testit do të vendoset nga gjykata spanjolle e cila aktualisht e ka në shqyrtim, por në çdo moment në përfundim të proceseve në Spanjë, zemra do të dërgohet në Shqipëri.

Mospërputhjen e datave e pretenduar nga motra e të ndjerit se studimi histopatologjik i zemrës së Sajmirit është bërë me datë 22.04.2020, (ndërkohë që ky shtetas ka ndërruar jetë në datë 09.05.2020). Në lidhje me këtë pretendim, nga pala spanjolle u sqarua se ky është një gabim material i shkruar, pasi studimi hispatologjik ka filluar më datë 22.05.2020, kjo edhe për faktin se datat e referuara në brendësi të vendimit provojnë se është një gabim material i shkruar.

SHKARKO APP