Sajojnë rrëmbimin e vajzës për t’i marrë 400 mijë euro babait, pranga 3 të rinjve

Një skenar si nëpër filma, ku merret peng një person dhe kërkohet shpërblim. Por duket se skenari i sajuar nuk i ka ecur tre të rinjve që përfunduan në prangat e policisë, mes tyre dhe vajza e personit që donin t’i merrnin paratë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se L. Ç, 60 vjeç ka kallëzuar në polici se ka marrë një telefonatë nga një person i paidentifikuar, i cili i ka kërkuar plot 400 mijë euro, duke e kërcënuar se kishte në dorë vajzën e tij të vogël, N. Ç, 18 vjece.
Pas hetimeve të policisë rezultoi se O. H, 18 vjeç dhe K. Gj, 19 vjeç bashkë me vajzën e 60-vjeçarit kishin stimuluar rrëmbimin e saj, me qëllim për të marrë shumën e 400 mijë eurove nga i ati. Të tre të rinjtë kanë përfunduar në pranga.

SHKARKO APP