Sajuan rrëmbimin e vajzës së biznesmenit, 7 vjet burg për tre adoleshentët

Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me 7 vjet burg në total tre të rinj të akuzuar për vendosjen e një gjobe 400 mijë euro ndaj një biznesmeni, duke inskenuar rrëmbimin e vajzës së tij.

Tre adoleshentet, një prej të cilëve vetë vajza e biznesmenit, u shpallën fajtorë për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë”.

Ndonëse dy prej tyre u gjykuan në masën e sigurisë “arrest në burg” vendimi përfundimtar i ka nxjerrë nga qelia.

Gjykata ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg, duke i lënë në liri me kusht, raporton Panorama.

Një nga kushtet e urdhëruara nga togat e zeza është vajza e biznesmenit, i dashuri saj në kohën e ngjarjes dhe miku i tyre i përbashkët të mos shoqërohen me njëri-­tjetrin.

Referuar vendimit të shpallur pak ditë te Krimet e Rënda, i pandehuri Orjon Hoxha u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, i pandehuri Kris Gjore me 2 vjet burg dhe e pandehura Nensi Ç., me 2 vjet e 6 muaj burg.

Pasi përfituan uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjykata la në liri me kusht për një periudhë 3­ vjeçare të pandehurit Orjon dhe Nensi, ndërsa i pandehuri Kris për 2 vjet.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare janë shfaqur të penduar dhe kanë kërkuar mëshirë nga gjykata për masën e dënimit.

Pas ngjarjes 18­ vjeçarët Orion e Nensi dhe 19­vjeçari Kris pretenduan se ngjarja kishte qenë vetëm një lojë për të provuar dashurinë e biznesmenit ndaj vajzës së tij.

SHKARKO APP