Sala: Procesi i Dixhitalizimit fillon në prill

Gjatë seancës së sotme të komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, pa pjesëmarrjen e opozitës, deputetët kanë kaluar në parim draftin e Ministrisë së Kulturës në lidhje me të drejtën e autorit. Me bojkotin që PD-ja ju ka bërë komisioneve parlamentare seanca u drejtua nga Nënkryetar i Komisionit, Alfred Peza.

Në fjalën e saj relatorja e këtij drafti, deputetja Adelina Rista ka shprehur se:”Ky projektligj ka ardhur në komision që në 25 shtator të 2015 dhe gjatë kësaj periudhe kohore kanë qenë për ta formatuar sa më mirë këtë ligj që pritet të kalojë. Të drejtat e autorit janë parashikuar si një garantim i së drejtës autoriale dhe sipas legjislacionit të BE-së”, është shprehur relatorja Adelina Rista.

Ministria e Kulturës ka sjell draftin e plotë dhe koherent, është shprehur më tej znj.Rista duke i kërkuar dhe kolegëve që ta kalonin draftin në parim.

Në komision u prezantua puna 1 vjeçare e Autoritetit të Medias Audiovizive. Me pjesëmarrjen e drejtorit të këtij institucioni, z.Gentian Sala, u shpjeguar me detaje vijimësia dhe ngërçi i krijuar në këtë institucion. I pyetur nga z.Alfred Peza se kur do të përfundojë procesi i dixhitalizimit, kreu i këtij institucioni ka thënë se fillon në prill të këtij viti dhe nuk dihet koha se kur mund të përfundojë, por nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve brenda 6-të muajve ky proces përfundon, ka shtuar z.Sula.

Më tej ai ka konstatuar se do të fillojë fillimisht për qytetet Tiranë-Durrës, por kjo punë varet edhe se sa operatorët do të duan të bashkëpunojnë. Një tjetër pikë e diskutuar pyetur nga Peza ishte dhe vështirësitë ekonomike, dhe sipas z.Sula ky institucion ka fonde por dhe nuk ka në një njëjtën kohë sepse nga mungesa e shumicës cilësore në mbledhje nuk është mundur që të miratohet një buxhet i plotë. Pamundësia vjen edhe nga 42 operatorët në treg, ka theksuar më tej z.Sula.

Ndërsa me operatorët radiofonikë, Sula ka prezantuar se 42 të tillë ju ka mbaruar licenca por nëpërmjet mbledhjeve specifike ne kemi arritur të mbledhim 60 milion lekë të reja.

R.Sh

SHKARKO APP