Sali Berisha bën thirrje për “20 shkurt të dytë” me rrëzue Ramën, por a ka takat?

Ja se cfrae shkruan ish-kryeministri Berisha pak me pare ne profilin e tij ne Facebook . Po e botojme te plote:"Te dashur miq, sot mediat njoftojne se ne kuadrin e rehabilitimit te Enver Hoxhes dhe diktatures se tij mizore, Edvin Kristaq Rama ka dekoruar ne fshehtesi (por kane refuzuar dekoraten) zonjen e zeze, gruan shpirtkazem te diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhen por dhe agjente e Dushanit dhe ish anetarin e byrose politike hoxhiste Rita Marko, te denuar te dy per genocid komunist dhe krime kunder njerezimit.

Me kete akt, pas rehabilitimit te Enver Hoxhes, minstrave te tij si Vito Kapo etj dhe mbi 1 mije ministra, zevendes ministra, drejtore dhe zyrtare te larte te Sigurimit te Shtetit, prokurore, gjykates, ish anetare te Komitetit Qendror, Presidiumit te Kuvendit Popullor, kriminele qe realizuan genocidin dhe krimet kunder njerezimit si dhe genocidin kulturor te permasave dy here me te medha se te gjitha vendeve ish komuniste te marra se bashku, Edi Rama rehabiliton te plote diktaturen me te eger dhe me barbare qe shqiptaret kane njohur ne tere historine e tyre.Rehabilitimi i diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhes, Rita Markos, Vito Kapos dhe suites se tij te genocidit, barbarive me te medha e me mizore qe shqiptaret kane njohur ne tere historine e tyre, perben aktin me armiqesor, me te shemtuar, provokimin me te rende qe Edvin Kristaq Rama dhe bastardet e tjere te bllokmeneve hoxhist iu bejne shpirtrave, sakrificave, vuajtjeve flijimit te qindra mijera shqiptareve qe u ekzekutuan, u persekutuan, u burgosen dhe u internuan per te drejtat dhe lirite, dinjitetin njerezor qe gezojme ne sot.

Ky akt i pashembullt ne historine e nje vendi te lire eshte perdhosje e shpirtit, sakrifices, vuatjes te qindra mijera shqiptareve qe vdiqen nga uria dhe semundjet si skllever te sistemit hiperkolektivist te dekoruarve te Edi Rames.

Dekorimi i eksponenteve te nomenklatures hoxhiste te te gjitha niveleve qe kreu ne Shqiperi genocidin kulturor te panjohur kurre me pare ne historine e vendit, shkaterrimin e mijera kishave, xhamive, teqeve dhe ndalimin me Kushtetute te besimeve fetare si dhe te Krishtit dhe Muhametit, eshte ne fakt dekorimi i te atit te tij biologjik, autor nder me kryesoret ne projektin makaber te ketij genocidi dhe perben nje lendim te madh per te gjithe besimtaret e Zotit ne Shqiperi dhe ne mbare boten.

Rehbilitimi i Enver Hoxhes, ngritja e muzeut shtetror te Hitlerit shqiptar te Pasluftes, dekorimi i Nexhmije Hoxhes, Rita Markos, Vito Kapos mbi 1000 pilateve kriminel te diktatures me te eger komuniste qe Europa ka njohur ne tere historine e saj, te gjithe zbatues fanatik te izolimit me te thelle te vendit ne historine e tij, armiq te eger te NATO-s dhe aleateve tane perendimor, eshte nje fyerje tejet e rende per miqte tane qe kane pranuar Shqiperine ne NATO, kane hequr vizat, i kane akorduar asaj statusin e vendit kandidat per ne BE si dhe eshte nje afrim politik me Putinin dhe Rusine! Ky akt i pashembullt i papergjegjshem armiqesor jo vetem ndaj atyre qindra e mijera shqiptareve qe vuajten tmerret e kalvarit komunist por edhe ndaj kombit shqiptar ne teresi qe dhe miqve te tij ne mbare boten!

Duke denuar ma ashpersine me te madhe kete akt kriminal te Edi Rames dhe neo-bllokmeneve te tjere ftoj qytetaret shqiptar te ngrihen sa me pare per nje 20 shkurt te dyte dhe per t'u rezervuar bijeve bastard fundin e eterve te tyre mizor!! sb".

Kete ka shkruar Berisha, por pyetja eshte nese ka takat me Sali Berisha per te krijuar kushtet per nje " 20 shkurt" te dyte ? Atehere me 20 shkurt 1991 populli rrezoi bustin e diktatorit Enver Hoxha ne sheshin "Skenderbej", por me 20 shkurt 2015 sic ben thirrje Berisha a do te kete kaq popull, a do te jete ajo urrejtje si dikur, a do te jete Berisha ne pararoje te ketij " 20 shkurti " te dyte? Pra a do te mundet PD dhe Berisha te rrezojne Edi Ramen qe ka ardhur ne pushtet me vote? A do te munden demokratet te jene te bashkuar si dikur kur kishte edhe popull qe nuk besonte ne PD, por qe aspironte liri e demokraci? Jane shume pikepyetje ne kete postim te Berishes qe nuk jane thene per ti sqaruar njerezit se si do te jete "20 shkurti" numer dy.

 

SHKARKO APP