Sali Berisha: Ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi kriminel e vrasës
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora New deklaron se ish-kreu i SHIK-ut Fatos Klosi eshte kriminel dhe vrases.
“Fatos Klosi përbën një nga kriminelët një nga vrasësit. Kam denoncuar me fakte makinën plot drogë në oborrin e Fatos Klosit kur ishte shef i shërbimit sekret”- tha Berisha.
Zheji: Sot kishte dhënë intervistë ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi, dhe thotë se Izeti ka të vërtetën e tij dhe ndoshta vjen dhe për të ndriçuar atë që ndodhi në ’98.
Berisha: Fatos Klosi në historinë e këtij vendi përbën një nga kriminelët, një nga vrasësit, pasi ëhstë implikuar në vrasje ai është e njohur.Nëse ke dyshim të sugjeroj të lexosh një shkrim të Kris Hids, ku bën portretin e plotë të Fatos Klosit.Ndërsa unë kam denoncuar me fakte dhe dokumenta, makinën plot drogë në oborrin e zyrës së Fatos Klosit kur ishte shef i Shërbimit. Ishte kokainë.U njoftua Antidroga e Ministrisë së Brendshme se po vinte në Rinas, doli ç’të shihte. Drogën e mori oficeri i SHIK në makinën e SHIK. Iu vunë mbrapa dhe droga bashkë me makinën shkoi në zyrën e Fatos Klosit.
Zheji: Ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me Shërbimet aleate për çështjen e Kosovës.
Berisha: Shërbimet Inteligjente kanë bërë vlerësimin e tij në analizën e Kris Hids për Fartos Klosin që nuk e gjen kurrë për njeri tjetër dhe në gazeta të njohura në botë. Aty thuhet: Njeri i trafiqeve, njeri i lidhur me bandat, njeri i të gjithë të zezave. Për Sali Berishën ka qenë i ndjekur, agjent i shërbimeve të huaja me dokumenta. Emërimi i tij është bërë në thyerje flagrante me Kushtetutën.
Zheji: Mund t’u hedhë në gjyq.
Berisha: Ja kam thënë 100 herë këto gjëra. Dëshmia e Sali Berishës ka qenë thelbësore në ato çështje ku kishte një prokurorë ndërkombërtar, ai gjyq është bërë nga prokurorë ndërkombëtarë të sjellë nga OSBE, po flas për gjyqin e Azem Hajdarit. I vëllai i mikut të Edi Ramës ka pranuar, ka bërë 15 vite burg dhe ka dalë nga burgu. Ka dhe një libër ku i pranon të gjithë. Përpjekja e Edi Ramës me lujt me krimin dëshmon mjerimin e tij më ekstrem.Kjo është.
Zheji: Pse vetëm ju dhe asnjë nga opozita keni guxim kaq të madh?
Berisha: Ka pasur denoncime, krerët e opozitës i kanë përmendur. Por derisa ata kanë mbështje pushteti unë qëndroj fuqishëm kundër tyre dhe pushtetit.Nëse nuk do të kishin mbështetje pushteti do të merrej drejtësia me ta dhe nuk do të ishte punë e politikanëve.
Zheji: Po ju keni një mbrojtje të fortë.
Berisha: Absolutisht asnjë mbrojtje dhe të jesh i bindur se nuk më impresionon gjë mbi tokë. Nuk i them kurrë kujt diçka që nuk e ka kryer por po ta ketë kryer nuk impresionohem nga njeri, asnjëherë.
Berisha: Sapo iku Visho Ajazi, Rama solli në SHISH elementë të Sigurimit të Shtetit
Ish-kryeministri bëri një deklaratë të fortë duke deklaruar se pas ikjes së Visho Ajazit nga kreu i SHISH, Rama miratoi strukturën e re, duke sjellë në këtë strukturë ish-elementë të Sigurimit të Shtetit.
Berisha: Cila është situata sot? Cilido që sheh sot ndryshimet shkatërrimtare në SHISH kupton se kanë vetëm një qëllim; mbulimin e trafiqeve të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Kush emërohet? Sapo Visho Ajazi u emërua ambasador, Edi Rama që 4 vite në kundërshtim me ligjin nuk kishte miratuar strukturën e SHISH, firmosi strukturën e re, në të cilën kishte rikthim total të Sigurimit të Shtetit në krye të SHISH. I krijua drejtoria e performancës, drejtoria kryesore, ia ka dhënë zt.Mevlut Matraku i ndjekur nga Bahri Shaqiri për lidhje agjenturore me vendet e tjera. I shkarkuar për këtë motiv nga Visho Ajazi. E ka marrë Edi Rama. Inspektorja e Përgjithshme është një Sonila që vëzhgon edhe opozitën.
Ka një drejtori jashtëzakonisht të rëndësishme. Vërtetë SHISH ka kontribute shumë të mëdha, edhe Bahri Shaqiri ka kontribute pavarësisht se u përfshi në puçin e 21 janarit. Kujt ju besua kjo drejtori? Julian Markut, ish-sigurims. Kur shkonte në Sarandë ishte bashkë me Balinin.
Qerim Dedja, inspektor në aparatin qendror është emëruar drejtor i drejtorisë së sigurisë, ish-sigurims.
Agim Karalliu, inspektor është emëruar drejtor i SHISH për Tiranën, militant i PS, nuk ka qenë ish-sigurims.
Vladimir Elezi, ish-sigurims është emëruar drejtor i degës së SHISH në Elbasan.
Rinald Serani, ish-sigurims, është emëruar drejtor SHISH-i në Sarandë.
Sokrat Mite, ish-sigurims, emëruar zv-drejtor i Departamentit kundër Zbulimit.
Fatmir Luzi, nga kryetar dege drejtor Personeli. Siç e sheh, këtu, 80% e të emëruarve janë lartësuar në detyrë të ish-sigurimsave. Ka mbetur vetëm një dibran. Janë hequr të gjithë veriorët sikur të ishin serbë.
Zheji: Pse ka synim Rama ta mbushë me elementë të ish-sigurimit. E mbështesin?
Berisha: Absolutisht. Përveç aktit të Bahri Shaqirit që u faneps nga Bamir Topi dhe Ina Rama se do të marrin poste të dyfishta, ai i ka kryer vendit shërbime shumë të mira kundër trafiqeve të drogës. Trafiqet e drogës kanë qenë në shënjestër të tij pas largimit të Fatos Klosit që ishte një trafikant. Tani sjell njeriun e konaqeve të Klement Balilit.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1319457124846073/
KOHA JONË SONDAZH

