Sali Berisha në krye të PD, Balliu: Ka besimin e demokratëve
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha se Sali Berisha, tani kryetar i selisë blu, ka besimin e demokratëve. “Sot nuk ka asnjë që mendon se Sali Berisha nuk është kryetar i Partisë Demokratike, ka besimin e tyre, nëse struktura nuk ka besim, nuk të ndjek”, tha Balliu.
Kujtojmë se Sali Berisha u zgjodh në krye të PD-së, në zgjedhjet e një dite më parë, ndërsa garonte përballë Ibsen Elezit.
Sali Berisha mori 40820 vota, kurse Ibsen Elezi 2532, ndërsa morën pjesë 43680 demokratë, kurse të pavlefshme ishin 328 fletë.