Sali Berisha thirret të paraqitet në SPAK
SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Burimet mediatike bëjnë me dije se ish-kryeministri Sali Berisha është njoftuar që këtë të mërkurë në orën 12:00 të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme për t’i komunikuar akuzën.
Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14:00.
Nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat e zyrtarizuara nga SPAK, të cilat duhet t’u bëhen prezente Berishës prej dhjetorit 2023 nën arrest shtëpi.
Nën arrest shtëpie është edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa Fatmir Bektashi vazhdon të jetë në detyrim me paraqitje.
Një burim i besueshëm tha se Berishës, ndër të tjera, do ti ndalohen postet publike, ku me saktësisht nuk do ta lejojnë të kandidojë për deputet.