Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 06:02 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.1 lekë, dollari amerikan blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Salianji: 25 prilli masakër zgjedhore, deformim masiv i vullnetit të zgjedhësve. A do ishte shoqëria dakord që PD të fitonte me çfarëdo lloj forme?

Aktualitet E hënë, 17 Maj 2021 20:28
Salianji: 25 prilli masakër zgjedhore, deformim masiv i vullnetit të zgjedhësve. A do ishte shoqëria dakord që PD të fitonte me çfarëdo lloj forme?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i zgjedhur i PD Ervin Salianji deklaron i bindur se më 25 prill u konsumua një masakër zgjedhore dhe ka ndodhur deformim masiv i vullnetit të zgjedhësve. I ftuar në “Frontline” në News24 Salianji deklaroi se deformimi u tregua në disa komponentë duke nisur që nga ndryshimi i kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme e më pas tek përdorimi i aseteve publike për vota dhe përdorimi i elementëve kriminalë.

“Pa diskutim që është një masakër zgjedhore dhe një deformim masiv i vullnetit të zgjedhësve që nuk ka qytetar në Republikën e Shqipërisë që nuk e di. Në disa komponentë. Deformim i vullnetit të zgjedhësve nëpërmjet ligjit. Ligji zgjedhor, prishja e marrëveshjes së 5 qershorit. U tregua në votimet e 25 prillit, ku më shumë se 80 mijë vota dolën të pavlefshme dhe një pjesë tjetër u deformuan rëndshëm, si LSI që mori një mandat me 25 mijë vota e kusur.
Ishte një prej kundërshtive më të mëdha të PD dhe opozitës. Ka pasur disa qëndrime publike. Ka pasur reagim të faktorit ndërkombëtar për të mos pasur ndryshim të sistemit zgjedhor. Ky ishte një sistem i papranuar, por i imponuar dhe në fund të ditës doli një sistem që deformon vullnetin e zgjedhësve. Nga ana tjetër disa mjete, përdorim të aseteve shtetërore për deformim të vullnetit të zgjedhësve. përdorim të elementëve kriminalë etj.
Është kriminalizuar dhe futur në kod penal në këto zgjedhje, por nuk po themi për shërbimet që duhet të bëjë qeveria që ecin natyrshëm por flasim për abuzimin me to, tejkalimin dhe përdorimin e tyre për të kërkuar vota për pushtet. Siç kemi pasur shitje-blerje të votave dhe përdorim të burimeve shtetërore”, deklaroi Salianji.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I pyetur nëse ka një mea culpa që duhet të bëjë PD, ai deklaroi se do ketë një analizë dhe reflektim, por se dikush që është vjedhur nuk mund të bëjë mea culpa pse e vodhi hajduti.
“Nuk di që dikush që është vjedhur të bëjë një mea culpa pse më vodhi hajduti.
Duhet të jemi të qartë në dy gjëra. Pa diskutim që PD duhet të bëjë analizën e vetë, do ketë reflektimet e veta, nga ana tjetër është interesi publik, që nuk është interesi që të vijë PD në pushtet, shoqëria ka interes të zhvillohet të ketë vendimmarrje, të ketë ndëshkueshmëri të korrupsionit që të ketë mirëqenie për qytetarët.
Zgjedhjet janë vjedhur, kërkesa e llogarisë më e ulët, ndëshkueshmëri nuk ka dhe pushtetet janë në dorën e një njeriu të vetëm.
Për PD hajde flasim dhe diskutojmë. A do ishte shoqëria dakord që PD të fitonte me çfarëdo lloj forme, përfshirë përfshirjen e krimit. Nëse PD do fitonte me këtë formë prapë pushteti nuk do ishte për demokratët, por banditët. Ne kemi zgjedhur pjesën e mirë të shoqërisë dhe të besojmë se e mira e mund të keqen”, tha Salianji.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas tij, edhe kundërshtarët më të ashpër të Lulzim Bashës, nuk thonë që zgjedhjet nuk janë vjedhur. “Shikoni elementin tjetër se si në Berat e Gjirokastër, në kutitë që janë hapur ka dalë hapur se si një person ka votuar 5 herë, apo 19 herë që e bën procesin, nxjerr fakte të qarta që ka pasur deformim të vullnetit të zgjedhësve dhe mosfunksionim të identifikimit biometrik”, tha Salianji.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Para 7 minutash
Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Para 9 minutash
Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim t...

Para 7 orësh

Etiketat e lidhura

ervin salianjiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë
Para 7 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë
Para 9 minutash

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 7 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 7 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 9 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 16 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 7 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

4 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 10 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.