Salianji-deputetes së PS-së: Kam një dokument për ju, e di çfarë halli ke
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka pasur debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
Në një moment, deputeti Ervin Salianji i është drejtuar deputetes Elisa Spiropali, e cila po ndërhynte teksa fliste deputeti demokrat, duke i thënë se për të ka një dokument por të cilin tha se nuk do ta bëjë publik sot.
”Për ju kam një dokument nga Italia por nuk do e nxjerr sot. Për ju zonjë kam një dokument nga Italia por do e nxjerr një ditë tjetër. E kam një dokument për ju, për familjarë dhe për ju personalisht. Më lerë të përfundoj fjalën që mos të merrem edhe me atë që ke hall ti. E di shumë mirë se çfarë halli ke”, u shpreh Salianji.
KOHA JONË SONDAZH

