Salianji godet Berishën: Ka alergji nga fituesit dhe nuk i promovon

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji thotë se në PD po bëhet një analizë për humbjen e zgjedhjeve të 11 Majit të 2025-ës, mirëpo nuk po bëhet një analizë e fitoreve. Ai ngriti akuza ndaj lidershipit të partisë duke thënë se ka “alergji” nga fituesit, të cilët nuk po i promovon.

“Së pari, deri në këtë fazë ka patur një reagim refraktar në PD, për të mos i pranuar problemet. Tani po pranohen, por nuk po jepen zgjidhje. PD ka nevojë për zgjidhje që të jetë një parti fituese. Duke nisur nga respektimi i anëtarëve, nga merita, nga marrja e vendimeve.

Analiza është kjo, hajde marrim analizën në 7 bashkitë fituese. Është një formë analize, analizë e fitoreve, si kemi fituar, si ia kemi dalë që të tejkalojmë deformimin e vullnetit të zgjedhësve që bën Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por janë fshehur. E keni parë që i ka fshehur lidershipi i PD-së fituesit?! Ka një alergji ndaj fituesve në PD. Lidershipi i PD-së, disa ‘profesorë të humbjes’, i ka shmangur fituesit. Nuk promovohen, nuk merren si model”, tha Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?