Salianji: Ka një masiv njerëzish që nuk e pranojnë dot Lulzim Bashën

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ishte ndër të parët që kërkoi dorëheqjen nga Lulzim Basha pas rezultatit që mori PD në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën më 6 mars.

”Ka një masiv njerëzish që nuk e pranojnë dot Lulzim Bashën. Ai mund të jetë një personalitet politik i rëndësishëm, mund të jetë i shkolluar, mund të jetë një njeri i mirë, por është në krizë besimi të thellë me demokratët. Gjysma e votuesëve opozitarë që kanë votuar opozitën në 25 prill, nuk dolën të votojnë”.

Kur e ka ndërtuar këtë bindje që baza nuk e mbështet më Lulzim Bashën?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është bindje, kjo është fakt. PD doli parti e tretë. Nuk e mendoja para zgjedhjeve, por një lloj vullkani që shpërtheu në zgjedhjet e 6 marsit ka qenë një numër i madh demokratësh që kanë dalë të votojnë jo Shtëpinë e Lirisë, por me idenë që po largojmë Lulzim Bashën. Ne nuk mund të bëjmë sikur ky realitet nuk eksiton, nuk mund të lëmë që PD të shkojë keq e më keq”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?