Salianji: Komunikim +18 i Alizotit me drejtorin e policisë Fier

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i akuzuar për “kallëzim të rremë” dhe i marrë i pandehur për dosjen “Xhafaj-Babale” ka publikuar sot një bisedë të re, në lidhje me këtë ngjarje.

Përgjim +18/ Salianji: Si Alizoti udhëron shefin e policisë në Fier

Bëhet fjalë për një bisedë audio e publikuar në Facebook, për të cilën Salianji thotë se është pjesë e përgjimeve të prokurorisë shqiptare. Bëhet fjalë për një bisedë audio mes dy personave që sipas Salianjit, janë drejtori i Policisë së Fierit dhe ai që e quan “dëshmitar të fabrikuar të qeverisë”, Fredi Alizoti.

Komunikimi mes tyre është zhvilluar më 08.06 2018, pasi Alizoti ka dhënë dëshminë e rreme, siç thotë Salianji. Biseda mes të tyre zhvillohet me tone të ashpra e të shara, aq sa ish-deputeti e cilëson “komunikim +18”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Piovra. Episodi 1.Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate!Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18”,- shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?