Salianji krijon “imunitet” ndaj procedimeve penale: 149 në 7 vite qeverisje të PS-së, aspak i shqetësuar

Policia njoftoi të shtunën se ka proceduar penalisht 6 persona, mes tyre ish-deputetin demokrat Ervin Salianji dhe kreun e PD-së Divjakë për grumbullim të paligjshmëm në kundërshtim me masat e nxjerra nga organet shtetërore në gjendjen aktuale të epidemisë COVID-19.

Gjithçka lidhet me bashkëbisedimin që Salianji pati pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, me fermerë dhe banorë të zonës.

Në një lidhje telefonike për Ora News, ish-deputeti demokrat thotë se situata është e përsëritur ndaj dhe nuk ndihet aspak i shqetësuar edhe pse numëron 149 procedime në 7 vite të qeverisjes socialiste.

Salianji: Është një procedim penal. Nuk është i pari, por i 149 gjatë denoncimeve të këtyre 7 viteve të keqqeverisjes. Është situatë e përsëritur, ku qeveria për të mos u marrë me shqetësimet e ngritura bën në mënyrë agresive propagandë për të mbuluar shqetësimet. Nuk shqetësohem nga akte të tilla që akuzohem për agjitacion dhe propagandë. Ka qenë bisedim dhe jo protestë me fermerët. Isha i ftuar për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

SHKARKO APP