Salianji me bluzën e Kombëtares në Kuvend: Vëmendja e të gjithëve sot është te Shqipëria që shkëlqen

Deputeti Ervin Salianji në seancën e sotme në Kuvend është shfaqur i veshur me bluzën e Kombëtares Shqiptare, ndërsa pak orë na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme me Spanjën, që është vendimtare për kualifikimin ose jo të Shqipërisë në fazën tjetër të Euro2024.

Sot gjithë sytë tek kombëtarja! Një Shqipëri që shkëlqen dhe disa përfaqësues që e kanë zhytyr në lëngim e sot bëjnë sikur shqetësohen!”, shprehet deputeti demokrat.

SHKARKO APP