Salianji: Meçollari kontakt me atasheun rus; Xhaçka: Me letra anonime…

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, po raporton në Komisionin e Sigurisë mbi pastërtinë e figurës së kapitenit të rangut të parë Artur Meçollari, i cili është pjesë e ekipit negociator me Greqinë. Pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Meçollarin si spiun ne shërbim te agjencive të huaja. Por për Ministrinë e Mbrojtjes, kapiten Meçollari disponon certifikatë sigurie nga NATO.

Debati Salinaji-Xhaçka

Në fjalën e tij, deputeti i PD-së, Ervin Salianji i bëri disa pyetje Ministres Xhaçka, ku ndër të tjera u shpreh se pse duhet mbajtur pjesë e negociatave Artur Meçollari, kur në vend sipas Salianjit ka ekspertë të tjerë në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

A keni dijeni pse është vendosur në përgjim një person që sipas jush nuk ka pasur asnjë problematikë? Në autorizimin që prokuroria ka dhënë për përgjim dhe në dosjen që ndodhet tek Shërbimi i Ushtrisë keni informacion që zotëria në fjalë ka pasur kontakte të vazhdueshme dhe është në përgjim me atasheun ushtarak rus dhe a është e lejueshme kjo për një ushtarak të shërbimit shqiptar? Pse duhet mbajtur Meçollari pjesë e negociatorëve kur fare mirë ka ekspertë të tjerë po të propozuar nga Ministrja juaj për të qenë pjesë e negociatorëve nëse nuk ka ndodh një inters financiar, politik për të ndarë me ata partnerë me të cilët i keni bërë negociatat para se të kërkoni Plotfuqishmërinë e Presidentit? Këtu është problemi dhe nuk është problemi se më të madhe po u dëmtoka një person kur kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhaçka: Vendimin e gjykatës së shkallës së parë e ka apeluar Ministrja e Mbriojtjes kur Ministre ishte Mimi Kodheli, jo kur ishte Arben Imami. Gjykatës nuk i është dhënë asnjëherë asnjë provë për Artur Meçollarin se prova nuk ka, nuk ekzistojnë. Letrat anonime dhe dacibaot politike nuk përbëjnë fakt për të njollosur figurën e dikujt. Nëse ju mendoni se letrat anonime dhe dacibaot politike përbëjnë informacion për të cilësuar dikë agjent ose spiun të jeni të sigurt se të gjithë këtu jemi agjentë dhe spiunë. Ju ftoj ne AISM të njiheni me dosjen e Artur Meçollarit.Gjatë punës sonë kemi kontakte me ushtarakë nga vende jomiqësor të NATO-s por kjo nuk do të thotë që shkëmbejmë informacione të klasifikuar me këta ushtarakë.Nuk ekziston asnjë dokument që njollos kapitenin e Rangut të Parë, Artur Meçollari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?