Salianji-ministrit Çuçi: OFL-ja u krijua që kriminelët të përfshihen në fushatë

Deputeti demokrat Ervin Salianji, i kërkoi ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi informacion mbi funksionimin e strukturës së posaçme OFL, që sipas tij u krijua për t’i bërë presion të inkriminuarve për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Ministri mohoi akuzat e Salianjit, teksa deklaroi se struktura ka qenë e paanshme dhe në funksion të ligjit. Çuçi e justifikoi situatën kriminale në vend me mungesën e kulturës së zgjidhjes së konflikteve në vend, ndërsa si shembull mori Partinë Demokratike.

Pjesë e debateve ishte dhe Vetting-u në Polici, të cilën gjithashtu Salianji e sheh si nismë me qëllim presion politik, akuzë e mohuar kategorikisht nga Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?