Salianji: Nuk hyjmë në zgjedhje, kur ndryshe votohet ndryshe lexohet

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji tha në studion e “360 gradë” se nuk futen në zgjedhje, ku ndryshe mendojnë shqiptarët dhe ndryshe pasqyrohet në letrat që firmos Rama me banditët.

“Sistemi i sotëm elektoral që është proporcional rajonal i mbledh të gjitha votat e partive opozitare dhe e favorizon opozitën. Rama është një forcë politike, i vetëm. Partitë opozitare janë në krahun tjetër. Ne nuk po kërkojmë pushtet, ne po tregojmë edhe sondazhi i publikuar nga ORA tregon që pavarësisht si mendojnë shqiptarët zgjedhjet blihen dhe shiten. Ne nuk mund të hyjmë në zgjidhje ku ndryshe mendojnë shqiptarët, ndryshe pasqyrohet në letrat që firmos Rama me banditët”, theksoi Salianji.

Ish-deputeti i PD-së, deklaroi se sot në Shqipëri nuk ka qytetarë të majtë dhe të djathtë në ndarje ideologjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salianji: Kjo është demokracia. Ai që ka më shumë pëlqyeshmëri drejton qeverinë dhe zgjedhjet reflektojnë rezultatin që kanë sondazhet. Nëse hymë në diktim ne, në zgjedhje Rama thotë se, sa jemi këtu ne 6, të themi të gjithë që qeverisin keq, 6-0 votat për Ramën. Sepse ka banditin, kriminelin, njerëzit që intimidon dhe komisionerin që ti mbyll.  

Swiss Digital Mobile Reklama

Vasili: Pse nuk bëni kallëzim penal? 

Salianji: Sot në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë ndarje ideologjike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?