Salianji: Rama kërkon të ulë tensionin qytetar

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se kryeministri Rama kërkon të ul tensionin qytetar, dhe se nuk është tërhequr nga taksat për ”Rrugën e Kombit”.

”Kryeministri del nga kulla e vet dhe tallet me qytetarët, ndërkohë që qytetarët janë në burg. Duhet të ishte ndryshe. Kryeministri duhet të ishte në qeli, qytetarët në liri. Faljet për sy e faqe janë kot. Kërkon të ulë tensionin qytetar. Kryeministri thotë se nuk do ta heqë tarifën, thotë do ta ulë. Kryeministri po sillet më keq se sa serbët si pushtues. Serbët i arrestonin në Prishtinë dhe i dënonin në Beograd. Kjo protestë e qytetarëve të Kukësit është protesta më qytetare në 10 vite. Ka pasur reagim proporcional të provokuar nga policët. Policë që qëllojnë me gurë nuk kisha parë”,-tha Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?