Salianji: Rama show në ERTV nga Thumana, familjet vijojnë të enden rrugëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, përmes një video të shpërndarë në facebook akuzon kryeministrin se po bën show dhe propagandë me procesin e rindërtimit.

Salianji shkruan se asnjë tullë nuk vihet në muret e shtëpive të pabanueshme dhe nuk ekzistojnë ndihmat e familjet vijojnë të enden rrugëve.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kamera, show, ERTV; vetëm kaq u ofron qytetarëve Edi Rama.
Dje bën propagandë me fatkeqësitë e qytetarëve të Thumanës, të cilët që pas tërmetit shkatërrimtar kanë mbetur pa shtëpi, ditën tjetër asgjë nuk ndryshon.
Asnjë tullë nuk vihet për muret e shtëpive të pabanueshme, asnjë tjegull për t’u siguruar një çati mbi kokë. Ndihmat nuk ekzistojnë dhe familjet vijojnë të enden rrugëve!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje reale jo për të luajtur role të denja për teatër në kurriz të fatkeqësive të familjeve shqiptare!“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?