Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë!
Ervin Salianji voton në burgun e Fierit.
Salianji i bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë masivisht për të çliruar Shqipërinë.
“Momenti i sotëm është i veçantë, qoftë edhe nga burgu është shprehje e vullnetit për ndryshim. Partia demokratike numri 1 dhe unë jam votuesi i parë dhe siç e shihni edhe duket besoj se do te ketë një votë masive per PD. Eshtë dite e rëndësishme për te investuar në atë që është më e shenjta në demokraci që është vota. Dilni masivisht për ndryshimin.
Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, por duke më marrë edhe mandatin, dhe duke më privuar nga pasioni i im i madh është një mungesë e madhe. Unë nuk i nënshtrohem vullnetit të qeverisë brenda apo edhe jashtë burgut. E rëndësishme të fokusohemi tek mesazhi dhe kryesori është vota masive. Ky është ilaçi për të shëruar Shqipërinë. Mbi 90 përqind e të burgosurve votojnë pr qeverinë dhe kjo tregon edhe për nivelin e demokracisë në vendin tonë”.
KOHA JONË SONDAZH

