Salianji: Zemërimi nuk vjen me buqeta me lule, qeveria hesht pasi Rama e përkëdhel dhunën policore

I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha se opozita e mbështet çdo protestë, por nuk ka bërë thirrje për protestë për të mos e partizuar këtë kauz të vrasjes së një të riu nga policia.

Salianji u shpreh se zemërimi nuk vjen me buqeta me lule dhe se është skandal i madh, në raport me qasjen demokratike, kur politikanë të qeverisë dhe analistë të paguar, që mundohen ta kthejnë protestën si të paguar.

Salianji: Ne mbështesim çdo protestë, por nuk kemi bërë thirrje për protestë për të mos e partizuar këtë kauzë të vrasjes së një të riu nga policia që dhunën e ka kthyer ne një mjet kryesor. Kryeministri e përkëdhel këtë dhunë, pasi ata mbrojnë pushtetin, politikanët dhe oligarkë që marrin prona të publikut shqiptar. Pjesa më e madhe e policisë së shtetit janë si të gjithë shqiptarët, por kupola drejtuese, të cilët i kanë vendosur policët mes tyre dhe popullit. Ne nuk kemi bërë organizim tonin për protestën. Në atë protestë ka pasur qytetarët dhe militantë nga PD dhe nga PS, pasi është një kauzë që e kalon këtë koncept.

Zemërimi nuk vjen me buqeta me lule. Është skandal i madh, në raport me qasjen demokratike, kur politikanë të qeverisë dhe analistë të paguar, që mundohen ta kthejnë protestën si të paguar. Ndërsa për dhunën policore duhet ndëshkim, jo vetëm distancim. Kur policia që stërvitet me vite dhe paguhet me taksat e qytetarëve dhe nuk dënohet dhuna, padiskutim qytetarët në mosha të caktuara mund të kenë reagime të tilla pas një vrasje. Reagimi për këtë ngjarje bëri që të ndryshonte rrjedha e hetimit, duke u mundur që të manipulohej ngjarja e të fajësohej viktima. Tashmë është ndryshuar akuza në vrasje me dashje.

Për Salianjin ministri i Brendshëm është dorëhequr në shtator dhe ka qenë aty derisa t’i vinte dita dhe se ngjarja e vrasjes u mundua që të manipulohej.

Salianji: Ministri i Brendshëm është dorëhequr në shtator dhe ka qenë aty derisa t’i vinte dita. Ngjarja u tentuar që të manipulohej. Përgjegjësinë duhet ta merrte të plotë qeveria dhe të kërkonte drejtësi për vrasjen dhe për ata që drejtojnë policinë. Ka shumë raste ku policia ushtron dhunë, madje edhe te njerëzit si gazetarët. Qeveria pse nuk ka një qëndrim për dhunën e policisë së shtetit, pasi paguhet me taksa.

Duhet të jenë shumë debila se maskarenj janë me që u turren të rinjve. Ne jemi një shtet pluralist, jo monopartiak dhe partitë konkurrojnë për të qeverisur. Ne do ta bënim më mirë këtë gjë, sepse nuk do lejonim që të dhunohej një i ri në kohën e pandemisë dhe nuk do të lejonim që kreu i policisë të sillej me arrogancë. Sigurisht që do të kishim qëndrimin tonë politik, sepse përfiton partia që është më mirë, se ne nuk kemi kërkuar që të ikte Rama apo qeveria. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të vritet një qytetar në punë të vet.   

SHKARKO APP