Salla: Shteti të bëhet një në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ishte në fokus të aktivitetit që bashkia e Cërrikut zhvilloi sot në bashkëpunim me përfaqësues të shoqërisë civile. Kryetari i bashkisë së Cërrikut, Andis Salla thotë se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore mbetet një nga sfidat kryesore për të gjitha institucionet shtetërore dhe organizatat e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. ”Të gjithëve bashkë na lind detyrimi që minimalisht të identifikojmë dhe raportojmë rastet kur kemi të bëjmë me viktima trafikimi ose viktima të mundshme trafikimi. Sigurisht që për menaxhimin e rasteve të tilla, bashkia nëpërmjet strukturave të saj si Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve apo Koordinatorja për çështjet e dhunës në familje bashkë me Shërbimin Social Shtetëror dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit kanë rol primar”.

SHKARKO APP